Konkurs për Koordinator/e të Projekteve

Koordinator/e të projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Koordinon aktivitetet specifike ne kuadër të projekteve si dhe kujdeset që të përmbushen kërkesat e donatorëve sipas kontratës;
– Përgatitë raportet narrative të projekteve për raportim tek donatorët brenda afateve dhe specifikave të caktuara sipas kërkesës së menaxheres se projekteve dhe/ose drejtorit të organizatës,
– Mbajtja e korrespodencës me donatorë dhe përmbushja e kushteve të tyre, përfshirë përpilimin e raporteve sipas specifikave të donatorëve;
– Hulumtimin e temave dhe çështjeve që lidhen me misionin dhe objektivat e organizatës,

Kandidatët potencialë duhet të kenë:

– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
– gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftësi të përdorimit të kompjuterëve.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 30 tetor 2014.

BIRN-i inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Informata shtesë për Gazetën Jeta në Kosovë mund të gjeni në www.gazetajnk.com dhe www.birn.eu.com