Tentim vrasje në Dragash

Tentim vrasja në Dragash ndodhi jashtë objektit të gjykatës

Një 31-vjeçar me inicialet O. M. po dyshohet se tentoi që ta vrasë ish vjehrrin e tij në Dragash.

E gjithë ngjarja ndodhi sot, më 26.04.2024, në mesditë jashtë objektit të gjykatës.

Kështu ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se i dyshuari tashme është arrestuar.

Ai ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin rreth divorcit mes vajzës së viktimës dhe të arrestuarit.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës” – tha Gashi.

Tutje zëdhënësi tha se rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës dhe se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Dragash dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Gashi po ashtu shtoi se hetuesit arritën që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën më të cilën dyshohet se është përdor në ketë rast.

Tentim vrasje në Dragash – FOTO