SKANDALET E EULEX-IT

Si e kishte sfiduar prokurorja Maria Bamieh gjykatësin e EULEX-it lidhur me këto para?

Në anën tjetër, çka thotë ai që po akuzohet t’i ketë marrë këto para – gjykatësi Italian i EULEX-it Francesco Florit, të cilin e kemi intervistuar në shtëpinë  e tij në Udine të Italisë.

Ndërsa, Flurim Asani, familjari i të burgosurit dëshmon ekskluzivisht për Emisionin “Jeta në Kosovë”, se si i ka mbledhur parat për ta paguar lirimin e vëllait të tij prej burgut.

Dhe në fund, çka kërkojnë nga EULEX-i viktimat e vrasjes së trefishtë të të rinjve që ndodhi në vitin 2007 afër Kaçanikut.

Përveç intervistave me prokuroren Bamieh dhe gjyqtarin Florit, “Jeta në Kosovë” sjell edhe debatin me Arben Baftiun, vëllain e të vrarit Sylejman Baftiu në rastin e “Vrasjes së Trefishtë” në Kaçanik, te ura e Lepencit,  Menduh Baftiun, babain e të vrarit 16 vjeçar, Urim Baftiun Bujar Baftiun, i mbijetuari nga kjo ngjarje, i plagosur rëndë me 11 plumba dhe Imer Baftiun, babanë viktimës së tretë në këtë rast, Neshat Baftiut 28 vjeçar.

Po ashtu nga Gjermania me video-lidhje flet Flurim Asani, vëllai i Besnik Hasanit, i cili momentalisht gjendet në vuajtje të dënimit prej 33 vjetësh burg, lidhur me këtë rast.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në orën 20: 20 në RTK.