Kumanova: çka ndodhi ?

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ debatoi për atë që ndodhi në Kumanovë më 9 dhe 10 maj 2015 kur forcat policore të Maqedonisë sulmuan një grup të armatosur.

Për të diskutuar për këtë çështje të ftuar në studio ishin:

Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë; dhe
Ervin Qafmolla, redaktor në KALLXO.com.

Në mes tjerash z. Qehaja tha se përfshirja e kosovarëve në këtë përleshje të armatosur në një shtet fqinj do ta dëmtojë Kosovën në aspektin diplomatik.

Ndërkaq z. Qafmolla, i cili ka përcjellë nga afër luftimet në Kumanovë, tha se askush prej banorëve nuk ka qenë në dijeni se kush e përbën grupin e armatosur kundër të cilëve luftoi policia maqedonase.

“Rrëfimet e banorëve kanë qenë identike. Ata thoshin se nuk kanë parë asgjë… Banorët e të gjitha etnive në Kumanovë thoshin se kanë jetuar mirë ndërmjet vete dhe nuk kanë pasur probleme”, tha Qafmolla.

Në kuadër të emisionit janë transmetuar imazhe të shtëpive të shkatërruara gjatë aksionit policor si dhe deklarata të banorëve lokalë të Kumanovës, të të gjitha etnive, të cilët flisnin për bashkëjetesën që ka mbretëruar në këtë qytet.

Të intervistuarit e tjerë të reportazheve nga terreni dhe të transmetuara në kuadër të këtij emisioni:

Ramadan Baftiu – banor i “Lagjes së Trimave”
Shabir Hasani – banor i “Lagjes së Trimave”
Fitor Seferi – banor i “Lagjes së Trimave”
Mustafa Ibibi – banor i “Lagjes së Trimave”
Zoran Mihajlovski – Profesor i psikologjisë, Kumanovë
Arben Seiti – drejtor i IT, Kumanvë
Ragip Islami – ish komandant i UÇK-së (2001)