Jeta në Kosovë Debaton për Matematikat në Drejtësi

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë do të debatohet për zhvillimet e fundit rreth çështjes së dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe transparencën në dialogun Kosovë- Serbi.

Në debatin e moderuar nga Muhamet Hajrullahu do të flitet se çka po ndodh me garën për kryeprokuror të Republikës së Kosovës dhe a po i nënshtrohet Këshilli Prokurorial – Gjykatës Kushtetuese.

Pse Presidentja Jahjaga po heziton ta dekretojë të votuarin për Kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezin?

Çfarë prapaskenash dhe presionesh e kanë shoqëruar procesin e kësaj gare?

A ka probleme të tilla në Këshillin Gjyqësor të Kosovës?

Të ftuar në këtë debat janë:

Sevdije Morina – anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës;

Valdete Daka- anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

Petrit Zogaj – Lëvizja FOL; dhe

Kreshnik Gashi – “Drejtësia në Kosovë”

Gjithashtu, ndiqni Emisionin “Tema” për transparencën në dialogun Kosovë – Serbi. Çfarë thonë gazetarët shqiptarë, e çfarë ata serbë që e kanë përcjellë këtë proces?

Jeta në Kosovë, sonte drejtpërdrejt nga ora 20:20.