‘Jeta në Kosovë’ Debatoi për Ekonominë, Investimet dhe Pakon Fiskale

Në emisionin e parë pas pauzës verore, “Jeta në Kosovë” erdhi me një debat rreth planeve ekonomike të qeverisë së Kosovës.

Panelistët në këtë emision folën për nismën e re të qeverisë së Kosovës për një ligj për investimet strategjike, i cili është parë me dyshim edhe nga Bashkimi Evropian, ende pa u hartuar mirë.

Temë debati ishte edhe pakoja e re fiskale e cila ka hutuar bizneset dhe konsumatorët në atë se në cilët artikuj ka rënë e në cilët është ngritur Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSh).

Gjithashtu është folur edhe për premtimet e bëra në fushatë nga partitë që e përbëjnë qeverinë dhe ku kanë arritur në realizimin e këtyre premtimeve për ta përmirësuar jetesën e kosovarëve.

Për të debatuar rreth këtyre dhe temave tjera, Jeta Xharra kishte ftuar në emision:

Sokol Havolli- këshilltar për ekonomi dhe Shef i Stafit në kabinetin e Kyreministrit Isa Mustafa;

Samir Krasniqi – Oda Ekonomike Gjermane e Kosovës;

Haki Abazi – Fondacioni “Vëllezërit Rockefeller” dhe

Parim Olluri – Redaktor i Gazeta “Jeta në Kosovë”.

Emisioni “Jeta në Kosovë” u transmetua drejtpërdrejt në RTK të enjten në orën 20:20, ndërsa do të reprizohet të premten në mesditë.